U varros Arian Daci, mijëra qytetarë në përcjellje e nderim të tij

0

Në varrezat e qytetit të Prishtinës në përcjellje të mijëra qytetarëve, i është dhënë lamtumira e fundit, zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Dacit.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë, familjarë të Dacit, dashamirë, miq e qytetarë.

Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë, derisa është goditur nga një ortek bore.

Në nder të zëvendësministrit Daci, gjatë ditës së sotme janë mbajtur homazhe në hollë të Kuvendit të Kosovës dhe mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e organizuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here