U themelua Oda e Përmbaruesëve Privat të Kosovës

0

PRISHTINË, 22 JANAR – Në Prishtinë është themeluar Oda e Përmbaruesëve Privat të Kosovës. Aktin e themelimit e kanë shpallur të enjtën, drejtoresha e Zyrës për Demokratizim dhe Qeverisje të USAID-it në Kosovë, Sara Buchanan dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. “Kjo ngjarje sinjalizon një arritje të rëndësishmë për sistemin e ri të përmbarimit të rasteve civile”, është thënë në ceremoninë e organizuar. Mbi 100 të pranishëm kanë marrë pjesë në ceremoninë e kësaj ngjarjeje që është quajtur e rëndësishme për mjedisin biznesor të Kosovës dhe sundimin e ligjit. Kryetare e Bordit Ekzekutiv/Odës së Përmbaruesve Privat është zgjedhur Emine Sherifi – Lubeniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here