U sulmua kreu i Bankës Qëndrore Evropiane (video)

0

Kreu i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Dragi u sulmua gjatë mbajtjes së një konference për shtyp nga teksa po fliste për politikat më të fundit monetare të institucionit që ai drejton. Një vajzë u hodh papritur mbi tavolinën, ku Dragi po fliste dhe i hodhi letra në fytyrë. Ajo mbante të veshur një bluzë me mbishkrimin “Fund diktaturës së Bankës Qëndrore Europiane”. Truprojat ndërhynë duke e larguar protestuesen dhe më pas konferenca vijoi rregullisht. Ende nuk dihet se si ajo arriti të hyjë në sallë dhe kujt grupimi i përkiste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here