U shty seanca plenare rreth Gjykatës Speciale

0

E filluar me vonesë prej afro një orësh, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e cila sot kishte paraparë të votonte rreth formimit të Gjykatës Speciale është shtyrë. Kjo është bërë me propozim të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovcit i cili ka thënë se mungonin materialet e nevojshme për deputetët dhe se duheshin disa ditë që të evitohej ky problem. Ai ka thënë se propozimin për shtyrje po e bënte në marrëveshje me grupet parlamnetare të koaliconit. I vetmi nga grupet parlamentare që ka folur ka qenë Glauk Konjufca i cili ka thënë se sa për VETVENDOSJEN seanca për Gjykatën Speciale ose do të duhej shtyrë na pafundësi ose të mos mbahej kurr. Pasi ka hyrë në votim kërkesa e Grabovcit, 78 deputetë kanë votuar pro, 2 kanë abstenuar dhe një ka qenë kundër. Nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të mbahet seanca e radhës rreth Gjykatës Speciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here