U shk… sistemin gjyqësor, që nga Shkodra gjer në Vlorë!

0

BLEDI MANE

Ia hodhëm prangat edhe Kolit.

Spiunuan fshatarët dhe shkuam e arrestuam te shkolla e vjetër e katundit.

E mori policia në furgon, e çoi në ambjentet e komisariatit të Shkodrës, e shfaqëm dhe në ekranet e televizioneve, e nxorrëm dhe në gazeta me emër mbiemër dhe foto, u justifikuam te ambasada çeke, pasnesër do e shpiem për masë arresti në Gjykatën e Shkallës së Parë, do e lemë në burg pa afat dhe pastaj do harroet sepse dikush tjetër ka rradhën për të vrarë ose për tu vrarë.

Sokol Mjacaj para 5 vitesh ka vrarë një fëmijë 13 vjeçar dhe gjykata e Apelit Shkodër ia përgjysmoi dënimin.

Pra, sipas hesapeve tona për një vrasje dënohesh 5 vjet.

Për dy vrasje maksimumi të dënojnë deri 10 vjet por duke e llogaritur me çmim shumice ta ulin në 7 vjet.

I zbresim dhe 20 % ulje dënimit pasi viktimat janë të huaj dhe nuk hyn në gjak me askënd këtu…

Atëhere në fund fare Sokolin e dënojmë me 5.6 vite burg.

D.m.th rreth janarit të vitit 2021 Kolin e kemi prapë vërdallë me dyfek në brez nëpër Dukagjin dhe mjerë ata turistë çekë që mund të kenë ardhur për pushimet e dimrit atë kohë.

Koli do jetë më i pjekur dhe më burrë e kësisoj nga 1 vrasje herën e parë, nga 2 vrasje herën e dyte duhet t’ia bëjë bam me një vrasje të trefishtë.

Kështu që fillojmë përsëri llogaritë e dënimeve me vite burgjesh por u bllokova fare tani.

Për vrasjen e fëmijës gjykatësi kërkoi 5 mijë euro dhe kreu punë.

Po këta turistët e huaj me çfarë çmimi ti llogarisë, se lajmet nga Athina pas referendumit erdhën tronditëse dhe euro tani e tutje është në rrezik!!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here