U shënua 17 vjetori i Epopesë së Hasit të Gjakovës

0

12650993_10153187809545916_597638130717416026_n 12662554_10153187809495916_7200160715054331202_nSot nën patronatin e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Gjakovë, për nder të shënimit të shtatëmbëdhjetë vjetorit të rënies heroike të 21 dëshmorëve dhe 9 martirëve të rënë në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit, u organizuan homazhe, tubime dhe akademi përkujtimore.

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, me pjesëmarrje të strukturave të ndryshme shoqërore, politike, fetare e familjare, është organizuar në mesditë një akademi përkujtimore për epopenë e lavdishme të Hasit të Gjakovës, e cila u shëndrrua në një kushtrim të gjithmbarshëm për lirinë e vendit. Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, në emër të qytetarëve të Komunës e ka përkujtuar lavdinë e 30 trimave të cilët do mbesin në përjetësinë e veprës historike.
“Shtatëmbëdhjetë vite më parë, Hasi jehoj nga krismat dhe fillet e lirisë, ku përmes kushtrimit të luftës çlirimtare, jo vetëm se dha bijtë e saj të devotshëm, por u shëndrrua në një bazë të fortë, në një arenë luftimesh dhe në një vend që strehoi shumë familje që ishin të dëbuar nga shtëpitë e tyre”, ka thënë në mes tjerash kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila. Ajo para pjesëmarrësve ka shprehur mburrjen që në Hasin e Gjakovës , u ndërtuan themelet e lirisë dhe të shtetësisë me gjakun e dëshmorëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, që bashkë me martirët ngritën monumentin e fitores. Kryetarja Kusari-Lila, ka thënë në këtë akademi se lufta që mori bijtë e bijat më të çmuara u bë fitore jo vetëm e shekullit, por e shekujve mbi padrejtësinë, nëpërkëmbjet, terrorin dhe gjenocidet. Vdekja nuk ishte dhe nuk është fjala e fundit e dëshmorëve e martirëve që ranë në altarin e lirisë, pasi që ne tani duhet të punojmë për një jetësim, që lirin e gëzuar mos ta keqpërdorim, por të arrijmë idealet e një shteti të mirëfilltë, sepse ashtu ata e donin Kosovën. Kusari-Lila, ka thënë se për të nderuar veprën e tyre sublime e heroike do të filloi projekti për rregullimin e varrezave të Dëshmorëve në Rogovë, vendin ku prehen të qetë trimat e çmuar të historisë më të re.

Për betejat e zhvilluara dhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftë kundër pushtuesit serb, ish Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjenerali Ramush Hardinaj, ka thënë se “të ecësh në etapa dhe në luftë të vazhdueshme për liri nuk ishte lehtë, lufta e djemve e vajzave ishte shembull i veçantë ndër shumë luftëra të zhvilluara më parë për lirin e Kosovës. Sepse lufta e fundit ishte me beteja të vazhdueshme siç ishte edhe ajo që u zhvillua për disa ditë në Bishatzhin, Goden dhe Rogovë”, ka thënë Ramush Hardinaj. Në emër të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të pranishmit i ka përshëndetur Xhavit Jashari i cili ka lartësuar në piedestalin më të lartë gjakun e dëshmorëve të derdhur për lirin e Kosovës. Ndërsa, në fund një përshëndetje dhe një falënderim për pjesëmarrje dhe për përkujtim të veprës sublime të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në fund janarit të vitit 1999, në emër të familjarëve e ka bërë Gegë Lleshi.

Në epopenë e Rogovës ranë dëshmorë: Agron Rama Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Cetta, Gezim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Lipjani, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sejdi Rama, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Gaspër Karaqi dhe martirët Zyber Shala, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Rifat Shala, Rrustem Morina, Selman Morina, Nesret Morina, Muhamet Morina dhe Adem Shala.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here