U përuruan 3 segmente rrugësh në Drenoc

0

Sot në fshatin Drenoc të Komunës së Malishevës, në lagjen e Tupanëve, është bërë përurimi i rrugëve të cilat lidhen me rrugën kryesore të fshatit. Përurimin e këtyre rrugëve, e ka bërë kryetari i Komunës së Malishevës së Malishevës, Ragip Begaj dhe i ka uruar banorët për rrugët e reja dhe ka premtuar se gjithmonë do të angazhohet në realizimin e projekteve me interes për banorët e Komunës së Malishevës. Në lagjen e Tupanëve, janë shtruar mbi një kilometër rrugë, të ndara në tri segmente, ndërsa vlera e projektit sipas Zyrës për Informim Publik të Komunës së Malishevës është rreth 47 mijë euro, të financuara nga buxheti komunal. Rregullimi dhe asfaltimi i këtyre tri segmenteve të rrugëve në këtë lagje, ka qenë projekt dyvjeçar, mirëpo falë kushteve të mira atmosferike dhe angazhimit të punëkryesit, rruga ka përfunduar brenda këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here