U përurua libri rreth Masakrës së 30 janarit 1990 në Malishevë

0

MALISHEVË, 29 JANAR – Sot në Malishevë është bërë përurimi i librit “Rrëfimi për një kohë të vështirë (tragjedia dhe krenaria e Malishevës)”, i autorit Daut Krasniqi, ish kryetar i Komunës së Malishevës në vitin 1990. Libri flet për ngjarjet e janarit të vitit 1990 dhe “Masakrës së Malishevës” që ka ndodhur me 30 janar të atij viti, ku ishin vrarë 3 qytetarë e ishin plagosur mbi 10 të tjerë. Në përurimin e mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës redaktori i librit, Xhevat Syla, në prezantimin e tij ka thënë se “në këtë libër, kujtohet një ngjarje me rëndësi”. “Përmes librit dëshmohet një e vërtetë, e pa fryrë por shumë reale. Libri i kushtohet një periudhe të rëndë të historisë, ku represioni kishte arritur kulmin dhe kur ne është dashur t’i kundërvihemi këtij represioni, e kjo është paraqitur shumë mirë në këtë libër përmes dëshmive dhe është bërë një ndriçim i një periudhe të caktuar kohore dhe historike”, ka theksuar Syla. Profesori Deli Thaçi, në fjalën e tij rreth librit, e ka përgëzuar autorin, për punën e bërë dhe librin e ka vlerësuar si një botim me vlera historike dhe politike. Vet autori i librit, Daut Krasniqi, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar, përmes kontributit të tyre, qoftë përmes dëshmive të tyre apo mbledhjes së dëshmive. Autori Krasniqi, e ka falënderuar edhe Komunën e Malishevës, për mbështetje dhe në organizimin e ceremonisë së përurimit të librit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here