U përkujtuan 68 martirët e Fortesës, u vranë në mënyrë mizore

0

Në 19 vjetorin e masakrës së kryer në fshatin Fortesë të Komunës së Rahovecit janë përkujtuar të 69 martirët e rënë, ku u tha se nga gjaku i tyre ka marr peshë liria që e gëzojmë sot.

Për të përkujtuar të rënët ishte edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se lanë kaluar 19 vite prej se Kosova frymon e lirë.

“Fortesa ishte vatër e rezistencës, edhe rezistencës ilegale të paraluftës edhe vatër e rezistencës gjatë luftës, ashtu siç qe e gjithë Kosova. Pa luftën e këtij populli i cili donte liri dhe pa rezistencën e djemve dhe vajzave nuk do të vepronte as NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja, rrjedhimisht nuk do të ishim as në këtë liri ku jemi sot”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa, në emër të OVL-së së UÇK-së, Veajdin Berisha, çmoj lart kontributin e banorëve të këtij fshati.

“Vite më parë pikërisht në këtë vend u zhvilluan luftimet e mëdha për mbrojtjen e qytetit të Rahovecit. Ndërsa, pikërisht në vitin 1999, Fortesa e pagoi shtrenjtë lirinë e këtij vendi duke dhënë dëshmorë dhe martirë nga ky fshat”, tha ai.

Në emër të familjarëve të vrarë foli Selajdin Zhuniqi, i cili tregoi se çfarë kishte ndodhur mëngjesin e hershëm të 19 viteve më parë.

“Para 19 viteve pikërisht më 25 mars të vitit 99 ndodhi masakra në fshatin tonë ku në mënyrë mizore u vranë 68 fshatarë të paarmatosur dhe duar thatë. Atë ditë të kobshme forcat ushtarake policore dhe paraushtarake serbe hyn në fshat herët në mëngjes duke e bërë shkatërrimin e fshatit. Duke pasur parasysh që ishin të rrethuar nga të gjitha anët popullata filluan të lëvizshin drejt përroit duke menduar se aty do të gjejnë strehim dhe do të ishin më të sigurt. Mirëpo, ajo çka ndodhi më vonë pak kush e ka pritur, e gjithë popullata e grumbulluar tek lumi, në atë vend serbët filluan të marrin gjësendet me vlerë. E popullsia menduan se pas kësaj do të shpëtojnë… mirëpo aty filloi pastaj një masakër ku lanë të vrarë 68 burra, pleq në mesin e tyre edhe fëmijë”, u shpreh ai.

Ai tha se këta dëshmorë dhe martirë ranë për të mos vdekur kurrë.

Melihate Morina Zhuniqi, motra e Kasim Zhuniqin, tregon se si jetojnë fëmijët e dëshmorit.

“Drejtësi, i ka lënë fëmijët e vegjël. Edhe pse u kanë dëshmor vëllai, fëmijët i ka lanë të vegjël, nusen e re kurrgjë nuk ka pasur ndihmë prej askujt. Nuk i kanë dhanë as shtëpi, as kurrgjë, nuk ka marrë kurrgjë kjo pse i ka pasur fëmijët e vegjël. Ja ka lanë djalin tre muajsh, vajzën ia ka lanë 1 vjet e gjysmë, me nënën rrinë”, tha ajo.

Sot po ashtu është përkujtuar masakra në fshatin Celinë të Rahovecit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here