U përkujtua ish deputeti Smajl Hajdaraj, në 14 vjetorin e vrasjes

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, komandantin eUÇK-së në Rugovë, Smajl Hajdaraj, i vrarë në një atentat më 17 janar 2002.

Kryeministri Mustafa ka vlerësuar se Smajl Hajdaraj ishte një ndër veprimtarët e dalluar të lëvizjes për çlirimin e Kosovës, të prirë nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, duke dhënë kontribut të shquar në të gjitha etapat e kësaj lëvizje që solli lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë, njofton zyra për informim e kryeministrit.

“Smajl Hajdaraj është një ndër personalitet që dha gjithçka nga vetja në të gjitha fazat dhe format e organizimit të rezistencës për Kosovën. Ai, me vendosmëri dhe guxim, ishte bartës i të gjitha proceseve në rezistencën paqësore, më pas komandant i shquar i luftës së armatosur çlirimtare, deputet i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit dhe kontributor i gjithanshëm i bërjes së shtetit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Duke iu referuar vrasjes në pabesi të Smajl Hajdarajt, kryeministri Mustafa është shprehur se kjo ishte një humbje e pakompensueshme për familjen, për miqtë, por mbi të gjitha për shtetndërtimin në Kosovë.

“Megjithëse veprimtaria e tij e gjithanshme në shërbim të Kosovës u ndal para kohe, Smajl Hajdaraj, dha për Kosovën gjithçka që pati duke mos kursyer as jetën e tij. Institucionet e Republikës së Kosovës do ta kujtojnë dhe nderojnë përherë figurën dhe kontributin e çmuar të Smajl Hajdarajt, i laureuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë dhe Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës”, thekson kryeministri Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here