U nënshkrua marrëveshja me EBA për ndërtimin e Klinikës Pediatrike-Kirurgjike në Prishtinë në vlerë prej 22 milonë eurosh

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe(EBA), Shkëlqesia e Tij, Saeed Eid Al Ghafli, nënshkruan sot në Abu Dhabi marrëveshjen për një donacion prej mbi 22 milionë eurosh për ndërtimin e një Spitali të ri Pediatrik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, zotëri Imet Rrahmani dhe Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor të Abu Dhabit, Shkëlqesia e Saj, Maha Taysir Barakat.
Presidentja Jahjaga theksoi se ky spital tejet i nevojshëm për shëndetin e fëmijëve në Kosovë do të na ndihmojë që të përmirësojmë përkujdesjen për fëmijët e Kosovës. Presidentja falënderoi në emër të popullit të Kosovës Lartmadhërinë e Saj për këtë ndihmë zemërgjerë për fëmijët e Kosovës duke u zotuar që kjo klinikë do ta mbajë me krenari emrin e saj.
Klinika e re do të fillojë të ndërtohet gjatë verës së këtij viti dhe pritet që projekti i tërësishëm i spitalit të përfundojë brenda 1 viti. Projekti përfshin specializime në shërbime shëndetësore të porsalindurve, ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji, dhe mjekësi emergjente.
Presidentja Jahjaga po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë ditës së djeshme, Presidentja arriti marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe EBA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here