U mbajt takimi Kosovë-BE, tensione rreth taksës

0

Janë takuar në Bruksel një delegacion i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinbaj me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit (MSA).

E, siç raportuan mediat, Haradinaj do të përballet me BE’në edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë. Aty është raportuar të jenë zyrtarja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini si dhe komisionari Johannes Hahn.

Pikërisht këta dy përfaqësues të BE’së edhe dje kishin hedhur firmën në një letër për Haradinajn, ku kërkohej heqja e taksës ndaj Serbisë, në këmbim të largimit të emërimit “UNMIK” për Kosovën në CEFTA.

Qeveria Haradinaj kishte refuzuar të jepte ndonjë qëndrim më të detajuar lidhur me këtë letër, por kishin përsëritur se taksa qëndron dhe qëndrimet e Qeverisë janë ato të deritashmet.

Sidoqoftë, edhe Serbia do të zhvillojë takimin e njëjtë me BE-në për MSA’në. Takimi i Ana Brnabic me BE’në do të mbahet nesër.

Nuk ka pasur konferencë pas takimit delegacionit të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin e Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Federica Mogherini.

Ende nuk dihet arsyet e anulimit të kësaj konference. 

Në orarin e Komisionit Europian ka qenë e paraparë që takimi të zhvillohet rreth orës 15:00. Pastaj është shtyrë për në orën 15:30 dhe tani në faqen zyrtare nuk figuron se do të zhvillohet kjo konferencë.

RTK e ka konfirmuar anulimin e konferencës së përbashkët të Haradinajt me Mogherinin e Hahnin.

Burime të pakonfirmuara kanë folur për tensione gjatë takimit, shkaku i taksës. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here