U lansua Strategjia për Asistencë në Sektorin e Sundimit të Ligjit

0

PRISHTINË, 20 SHKURT – Nė njė ceremoni tė organizuar nga Ministria e Drejtėsisė nė bashkėpunim me UNDP, Ministri i Drejtėsisė, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka bėrė lansimin e “Strategjisė pėr Asistencė nė Sektorin e Sundimit tė Ligjit nė Kosovė”. Gjatė kėsaj ceremonie, Ministri Kuçi ka theksuar se qė nga shpallja e pavarėsisė, janė ndėrmarrė njė sėrė reformash pėr konsolidimin e institucioneve dhe shtetit tė Kosovės. “Qėllimi i kėsaj strategjie ėshtė pėrmirėsimi i kushteve pėr sundim tė qėndrueshėm tė ligjit dhe, rrjedhimisht, avancimi nė procesin e integrimit evropian. Kjo strategji ėshtė bazuar nė prioritetet strategjike nacionale dhe objektivat afatmesme tė dala nga to, duke pėrbėrė kėshtu bazėn kryesore pėr zhvillimin e projekteve tė pėrshtatshme pėr financim nga komuniteti i donatorėve, duke mos pėrfshirė projektet qė do tė realizohen ekskluzivisht nga buxheti vetanak i secilit institucion. Prandaj, ky dokument do tė shfrytėzohet si instrumenti kryesor pėr lidhjen e kontributit tė donatorėve me prioritetet nacionale nė fushėn e drejtėsisė dhe punėve tė brendshme” ka thėnė Kuçi. Kjo strategji pėrcakton tri prioritete strategjike: pėrmirėsimi i pavarėsisė, efiçencės, efektivitetit, llogaridhėnies dhe paanshmėrisė sė sistemit tė drejtėsisė; pėrmirėsimi i parandalimit dhe luftimit tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit, pėrfshirė trafikimit me qenie njerėzore dhe narkotikė, krimit ekonomik dhe shpėlarjes sė parave, kontrabandės me armė, krimit kibernetik dhe terrorizmit; si dhe pėrmirėsimi i qasjes nė drejtėsi. Nė kėtė ceremoni kanė marrė pjesė pėrfaqėsues tė gjykatave, prokurorisė, Policisė sė Kosovės, pėrfaqėsues tė BE-sė, shoqėrisė civile, donatorė, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tjera vendore dhe ndėrkombėtare tė cilėt e kanė vlerėsuar kėtė strategji si shumė tė rėndėsishme nė interes tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here