U kujtua heroi Ilaz Kodra

0

Sot u mbajt Akademi Përkujtimore me rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të heroit Ilaz Kodra.
Krenare Kodra, e bija e heroit Ilaz Kodra, ka theksuar se duhet nderuar dëshmorët e kombit, sepse vetëm kështu nderojnë edhe kombin.
“Përkujtimi për dëshmorët na bënë që të përpiqemi të punojmë e të kontribuojmë sa më shumë për shtetin tonë në mënyrë që të gjithë të rënët të pushojnë të qetë. Duke i nderuar dëshmorët dhe sakrificën e së kaluarës, nderojmë kombin tonë”, ka thënë ajo.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, familjarëve dhe të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, duke vlerësuar figurën e Komandant Ilaz Kodrës, si njërin prej prijësve më të shquar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës i kanë të freskëta kujtimet e vështira kur liria që po jetojmë tani, ishte ëndërr e secilit prej nesh, por ja që bijtë dhe bijat më të mirë të këtij vendi, ëndrrën e kthyen në realitet”, theksoi ministri Abrashi.

Më tutje, ministri Abrashi u shpreh se Kosova ka pasur dhe gjithmonë do të ketë njerëz të guximshëm, të ditur dhe vizionar.

“Në këtë Akademi Përkujtimore duke evokuar shembullin e Ilaz Kodrës, ne sot nderojmë secilin që në një mënyrë apo në një tjetër, bëri gjërat e duhura për këtë vend”, tha ministri Arban Abrashi.
Në përvjetorin e rënjes së heroit Ilaz Kodra Posta e Kosovës lansoi pullën postare me figurën e komandantit Ilaz Kodra. Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha, tha se pulla postare që po e promovojnë sot është e veçantë sepse bartë njërën prej figurave kyçe dhe njërit prej ideatorëve të UÇK-së.
“Dua të theksoj se heroizmi i djemve dhe vajzave të Kosovës është një prej vlerave me të mëdha të kombit tonë. Lufta dhe sakrifica e popullit për liri dhe pavarësi është krenaria jonë, mburrja jonë, por edhe dhimbja jonë e madhe. Ilaz Kodra ishte pjesëtar i celulave të UÇK-së dhe bashkëluftëtarë i komandantit legjendar Adem Jashari, prandaj sot jemi shumë krenar që po e promovojmë një pullë postare të çmueshme të filatelisë së Postës së Kosovës e cila i kushtohet heroit të kombit Ilaz Kodra, pikërisht në 16 vjetorin e rënies heroike të tij”, tha Hoxha.
Hoxha shtoi se ata po shprehin respekt dhe falënderim për veprën e komandantit Ilaz Kodra, por po ashtu e nderojnë edhe Postën e Kosovës.
Me këtë rast, Hoxha ia ka dorëzuar pullën postare të gdhendur në bronz, familjes së heroit Ilaz Kodra.

akademia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here