U konfliktua me tre persona, rrëmbehet me X5 i riu në Tiranë

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ndërsa burime pranë policië njoftojnë për një rrëmbim personi. D.Ç. mësohet të jetë marrë nga tre persona me automjet tip BMW X5 në Tiranë, pas një konflikti në rrugë.

Dëshmitë e para flasin për një dhunim në rrugë pranë Farmacisë Nr.10 dhe më pas rrëmbimin e një të riu, ndërsa D.Ç. fillimisht ka qenë me automjetin e tij, transmeton Java news.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa pika për parandalimin e rastit, ndërsa dyshimet e para lidhen me një konflikt të hershëm mes autorëve dhe pengut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here