U gjet i vdekur 12 vjeqari nga Rufci i Lipjanit

0

PRISHTINË, 20 SHKURT – “Sot, në orën 12:50, ekipi i Task Forcës së kërkim-shpëtimit në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 14 ditësh e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit 12 vjeç, nga fshati Rufc i Vjetër, komuna e Lipjanit i cili dyshohej se ishte zhdukur në lumin Sitnica”, është bërë me dije nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit, rreth 50 metra larg vendit ku dyshohej se ka rënë ai”, është njoftuar më tej. “Dje dhe sot, me qëllim të intensifikimit të operacionit të kërkimit shpëtimit, FSK-ja ka rritur numrin e pjesëtarëve të Task Forcës së kërkim-shpëtimit, nga 22 sa ka qenë deri më tani, në 34 pjesëtarë, me çka në ditën e sotme, ka rezultuar me sukses”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here