U ekzekutua vrasësi serik, përdhunoi dhe vrau 11 vajza e gra

0

Një vrasës serik në Kinë, i dënuar për vrasjen e 11 vajzave dhe grave midis viteve 1988 dhe 2002, është ekzekutuar.

Gao Chengyong, i quajtur “Jack The Ripper” nga mediat kineze, vëzhgonte shtëpinë e viktimave të tij para se ti grabiste, përdhunonte dhe më pas ti vriste.

Ai i priste fytin dhe më pas gjymtonte trupin e tyre.

Babai i dy fëmijëve u arrestua në vitin 2016 në dyqanin e tij ushqimor në Baiyin, provincën Gansu.

Vrasja e parë e Gao ishte në maj 1988, vitin kur lindi edhe djali i tij. Një 23-vjeçare u gjet në Baiyin me 26 plagë me thikë në trupin e saj.

Më pas ndodhën vrasje të tjera, me të njëjtën metodë. Vrasësi shpesh synonte gratë e reja që jetonin vetëm.

Gao gjithashtu dëmtonte pjesët e organeve riprodhuese të viktimave të tij.

Viktima më e re ishte një 8-vjeçare.

Pas sulmeve gratë në Baiyin nuk ecnin më vetëm në rrugë, por të shoqëruara nga të afërmit e tyre meshkuj.

Vrasjet u ndalën në vitin 2002. Dhe vetëm disa vite më vonë u bë një zbulim i madh, kur xhaxhai i Gao u arrestua për një krim të vogël.

Ai dha një mostër të ADN-së, të cilën policia e lidhi me krimet e kryera. ADN përcaktoi se krimet ishin kryer nga një i afërm tij, që më vonë u konfirmua si Gao.

Vrasësi serik u dënua me vdekje vitin e kaluar. Gjykata në Baiyin i quajti veprimet e tij “të neveritshme”.

Ndërsa Gao u ekzekutua të enjten. Nuk është e qartë se si është kryer ekzekutimi, edhe pse dënimet me vdekje në Kinë kryhen kryesisht nga injeksioni vdekjeprurës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here