U.d.kryeprokurori kërkon informata nga IHLK për hetime eventuale

0

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot e ka pritur në takim drejtorin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë (IHLK), Ismet Salihu, me të cilin ka biseduar për mundësin e bashkëpunimit të Prokurorit të Shtetit me këtë institut.
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit Sylë Hoxha, ka thënë se Prokurori i Shtetit është i interesuar të bashkëpunojë me IHLK-në, me qëllim të sigurimit të informatave që Prokurorit të Shtetit mund t’i shërbejnë për hetime të fushave me të cilat merret IHLK-ja.
Drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Ismet Salihu ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me Prokurorin e Shtetit, në dhënien e informatave me të cilat ata disponojnë.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi në mes të Prokurorit të Shtetit dhe IHLK-së të jetë permanent, me qëllim që dy institucionet të jenë sa më efikase në punët e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here