U.D. i kryeprokurorit të shtetit urdhëron hetim preleminar rreth akuzave për shantazh në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit

0

Ushtruesi i detyrë së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, e ka autorizuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, për të zhvilluar hetim preliminar, në lidhje me akuzat publike për dyshimet se ka pasur shantazhe ndaj anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. “Në këtë drejtim, do të sigurohen të gjitha informacionet e publikuara në media dhe shqetësimet e ngritura nga disa organizata të shoqërisë civile. Pas hetimit preliminar dhe rezultateve, Prokurori i Shtetit do të veproj konform autorizimeve të përcaktuara me ligj dhe opinioni publik do të informohet në kohë reale”, është njoftuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës pasdite. Sot në orët e mëngjesit Shoqata e Prokurorëve të Kosovës e ka ngritur shqetësimin rreth disa “mesazheve diskredituese” nga anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës Florent Muçaj, (i deleguar në KPK nga shoqëria civile)drejtuar prokurores Sevdije Morina. Më vonë ndërkaq një numër e organizatave joqeveritare janë distancuar nga veprimet e Muçajt dhe kanë kërkuar masa ndaj tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here