U arrestuan 15 serbë për “shkretërim të pyjeve”

0

Sot Policia e Kosovës, duke filluar nga ora 09:00, me urdhër të gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor të kontrollit dhe bastisjes në një lokacion në Brezovicë, komuna e Shtërpcës.

Bastisja sipas njoftimit nga Zyra për Informim e PK-së në Prishtinë, është kryer nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale që kanë të bëjnë me “keqpërdorim të autorizimeve ekonomike” si dhe “shkretërim të pyjeve”, të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Operacioni policor merret vesh se ka  rezultuar me arrestimin e pesëmbëdhjetë (15) personave të dyshuar të nacionalitetit serb.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dokumentacioneve të ndryshme, vula dhe çekanë të cilët ndërlidhen me veprën penale në fjalë.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here