U arrestua një i dyshuar për terrorizëm

0

PRISHTINË, 11 QERSHOR – Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për terrorizëm. “Pas hetimeve disa mujore, Drejtoria Kundër Terrorizmit, e përkrahur nga njësitë tjera relevante policore, kanë ndërmarrë një operacion në dy lokacione në Rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, për zbatimin e urdhër kontrolleve të autorizuara nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i EULEX-it”, ka njoftuar pasdite Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. “Gjatë implementimit të këtij plani operativ është arrestuar personi i dyshuar M.A, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Nxitja e Urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 të KPK-së dhe Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPK-së”, ka sqaruar policia. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit sipas njoftimit janë sekuestruar përkohësisht në cilësinë e provave materiale disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, duke përfshirë edhe një armë gjuetie me leje të skaduar. Me urdhër të Prokurorit të PSRK-së, të pandehurit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here