U arrestua kotrabanduesi që me serbë e hungarez i mashtroi rreth 20 viktima migrantë

0

Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve të kryera për disa muaj lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që duke bashkëvepruar në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, sot me dt. 04.03.2015 në rajonin e Prishtinës ka ndërmarrë operacionin policor të koduar me emrin “ZËRI”, me ç’rast është arrestuar A.G.(1969)si dhe është kontrolluar shtëpia e tij me objektet përcjellëse, ka bërë me dije Zyra për Informim e Polcisë së Kosovës. I dyshuari sipas këtij njoftimi në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë nga Serbia, Hungaria dhe shtete të tjera të BE-së kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të Shteteve të BE-së duke përfituar nga ata në mënyrë të kundërligjshme. “Ky grup gjatë kryerjes të kësaj veprimtarie kriminale përdornin rrugët nga Kosova përmes territorit të Serbisë për në Hungari me qellim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane. Për transportimin e viktimave ky grup ka përdorur mjete private të transportit si vetura, por edhe linjat e rregullta të autobusëve për në Serbi”, ka dhënë detaje policia. Çmimi për një migrant merret vesh se sillej nga 1600-2100 euro, varësisht destinacionit të fundit. Gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikuar rreth 20 viktima të këtij krimi nga të gjitha rajonet e Kosovës të cilët ishin mashtruar nga ky grup kriminal. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale 1 veturë e markës Mercedes, 2 telefona celularë, 2 SIM kartela dhe dokumente të tjera. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në burg për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here