U arrestua kontrabanduesi i migrantëve, pjesë e grupit kriminal me serbë e hungarezë

0

PRISHTINË, 12 SHKURT – Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e ka arrestuar sot personin me inicialet A.J. të moshës 44 vjeqare i cili merrej me kontrabandimin emigrantëve. Kjo sipas një njoftimi të veqantë të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës është bërë pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, të organizuar mirë, “që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian”. Arrestimi sipas njoftimit është bërë në rajonin e Prishtinës, ku është ndërmarrë operacioni i koduar me emrin “PUNTO”, ku pas arrestimit të personit të dyshuar janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij. “I dyshuari në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë nga Shtetet si Serbia dhe Hungaria, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të Shteteve të BE-së, për përfitime materiale të kundërligjshme”, kanë njoftuar oficerët për informim të Policisë së Kosovës. “Ky grup gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale përdornin rrugët nga Kosova përmes territorit të Serbisë për në Hungari me qellim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane”, është vequar në njoftim. “Për transportimin e viktimave ky grup ka përdorur mjete të ndryshme të transportit si vetura dhe linjat e rregullta të autobusëve për në Serbi, çmimi për një migrant sillej nga 1500-2200 euro, varësisht prej destinacionit të fundit”, ka dhënë detaje të tjera policia duke bërë me dije se gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikuar rreth 30 viktima të këtij krimi nga e gjithë Kosova të cilët ishin mashtruar nga ky grup kriminal. Gjatë këtij operacioni policia ka bërë me dije se janë sekuestruar si prova materiale para të gatshme 39 mijë euro të fshehura në oxhakun e shtëpisë, një veturë e markës ”Mercedes”, telefona, e dokumente të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here