Tyson Fury i bindur 1 milion përqind se e fiton luftën ndaj Deontay Wilder

0

Tyson Fury përpara luftës për titull të botës në versionin WBC të kategorisë së rëndë që e luan të shtunën me Deontay Wilder, beson se do të fitojë ‘një milion për qind’.

Luftëtari britanik përballet me Wilder në Qendrën Staples në Los Anxheles dhe beson se e gjithë puna e vështirë që ka bërë në palestër do të shpaguhet në ring.

Fury thotë: “Unë do të fitoj këtë luftë – një milion për qind. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time. Do ta marrë titullin WBC dhe do ta rikthejë në Britani.”

“Do të shihni Tyson Furyn më të mirë. Duhet të jetë Tyson Fury më i mirë për të konkurruar në këtë nivel dhe të mundë një kampion të tillë si Deontay Wilder, por jam shumë i bindur se kam punuar mjaftueshëm dhe kam bërë gjithçka në fuqinë time. Unë do të bëj më të mirën time të shtunën në mbrëmje, jam shumë i relaksuar. Unë nuk tensionohem para një lufte – kjo është vetëm një luftë tjetër për mua”, ka theksuar Fury.

Deontay Wilder në anën tjetër e respekton kundërshtarin Tyson Fury.
Ai i ka thënë “Sky Sports News” se e respekton Furyn, dhe pret që të ndeshet me të në ring të shtunën.

Wilder shtoi: “Ai (Fury) ka bërë shumë gjëra të mëdha, duke mposhtur Wladimir Klitschkon dhe megjithëse ai nuk ishte në gjendje të mbrojë titullin e tij kjo ishte një arritje e madhe për të. Unë kam qenë shumë i lumtur që ta shihja atë ta bëjë këtë. Unë mund të jem i lumtur për të tjerët edhe nëse ato bëjnë gjëra më të mira se unë, sepse jam aq i lumtur në jetën time dhe rrethohem me aq gjëra pozitive. Mezi po e pres natën e së shtunës, sepse jam aq i ngazëllyer”./Portali Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here