Turqi:Erdogan po humbë shumicën në zgjedhjet e sotme

0

Partia e cila po udhëheqë aktualisht Turqinë AKP duket se për herë të parë pas shumë vitesh do të humbas shumicën.

Tashmë kur janë numëruar 90 % e votave, partia e Erdogan duke se nuk do të gëzoj një shumicë absolute.

Edhe pse do të vazhdoj të mbetet partia më e madhe në vend prapë do t’i duhet një koalicion për të udhëhequr me vendin.  Ata deri më tani kanë fituar 42 % të votave kur kanë mbetur edhe më pak se 10 për qind të votave pa numëruar, transmeton Zeri.info.

Nëse kështu vazhdohet deri në fund atëherë do të përfundonte epoka 13 vjeçare e sundimit të AKP-së si parti e vetme në Turqi.

Kjo do ta mërziste pa masë presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili planifikon të shtoj fuqitë e tij.

Presidenti Erdogan, i cili së pari erdhi në pushtet si kryeministër në vitin 2003, i synonte 2/3 e shumicës së votave për ta shndërruar Turqinë në Republikë Presidenciale.

BBC raporton se këto zgjedhje ishin sfida më e madhe e AKP-së që kur kishte ardhur në pushtet.

Nëse do të mbetet ky rezultati përfundimtarë atëherë partia e Erdoganit, do të ketë 263 ulëse nga 550 në parlament, e përcjellë nga Partia Republikane e Popullit (CHP), dhe Lëvizja Nacionale (MHP). Ndërkohë që partia pro kurde (HDP) tashmë duket se ka kaluar kuotën prej 10 % dhe do të ketë afro 75 ulëse.

Ndërsa një zyrtarë anonim i AKP-së i ka thënë Reutersit që presin zgjedhje të hershme. “Ne presim një qeveri me pakicë dhe si rrjedhojë zgjedhje të reja”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here