Turqia do të vazhdojë të shkollojë e të trajnojë pjesëtarët e FSK-së

0

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën në një takim të përbashkët një delegacion të lartë ushtarak të Forcave të Armatosura të Turqisë, në krye me gjenerallejtënant Erdal Ozturk. Me këtë rast, ministri vlerësoi lart bashkëpunimin në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale dhe shtoi se Ministria dhe FSK-ja janë të përkushtuara që këtë bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Po ashtu, ministri Demolli ka shprehur konsideratën për kontributin e kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në vendin tonë.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se Forcat e Armatosura të Turqisë në vazhdimësi kanë treguar që janë partner i rëndësishëm për FSK-në dhe se kontributi i ushtrisë turke ka qenë tepër i dobishëm për zhvillim e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në veçanti, gjeneral Rama shprehu konsideratë për implementimin e planeve të shkollimit, trajnimit dhe mbështetjes të cilat kanë dalë dhe do të dalin edhe në të ardhmen, bazuar në Marrëveshjen aktuale Bilaterale.

Gjithashtu, gjenerallejtënant Erdal Ozturk tha se Forcat e Armatosura dhe Ministria turke e Mbrojtjes me gatishmërinë më të madhe ka ofruar kapacitetet e saj në të mirë të zhvillimit profesional e operacional të FSK-së dhe shtoi se do të shtohen angazhimet që në të ardhmen të rritet numri i trajnimeve dhe i fushave të trajnimeve, si dhe do të identifikohen edhe fusha tjera të nevojshme për mbështetjen e FSK-së në këtë fazë, por edhe në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here