Turqi: Gjendet trupi i pajetë i një 4-vjeçareje

0

Kanë kaluar dy javë nga tragjedia e vogëlushit 3-vjeçar Ajlan Kurdi, i cili u mbyt bashkë me vëllanë dhe nënën e tij, në brigjet Bodrumit në Turqi. Ndërkohë, autoritetet turke kanë gjetur në bregdetin e provincës perëndimore të Izmirit trupin e një vajze 4–vjeçare, edhe ajo viktimë e një varke të mbytur.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia lokale “Anadollu”, ku sipas saj, vogëlushja nuk është identifikuar ende. Ndërsa aktivistët e Rrjetit Siran për të Drejtat e Njeriut raportojnë se bëhet fjalë për 4-vjeçaren Hanan Al Jarëan, që sipas tyre ka humbur jetën pas mbytjes së varkës me të cilën po udhëtonte drejt brigjeve greke.

Mëngjesin e ditës së sotme, trupi i vogëlushes është nxjerrë ne breg të Altinkoy, distrikt i Cezmes. Ndërkohë, rreth 14 persona të tjerë mes të cilëve edhe 8 fëmijë u shpëtuan nga roja bregdetare turke. Besohet se vajza të jetë viktima e vetme.

“Që nga fillimi i këtij viti, rojet bregdetare turke kanë shpëtuar 53. 228 refugjatë, ndërsa 274 kanë vdekur, në ujërat e Turqisë. Ata kishin si destinacion ishujt grek”, ka thënë zv. kryeministri Numan Kurtulmus.

Ndërkohë një emigrante tjetër humbi jetën i goditur nga vetëtima në anën franceze të Eurotunelit që lidh Francën me Britaninë e Madhe. Djali, 2-vjeç, po përpiqej të hipte në një traget mallrash, për të kaluar tunelin. Qyteti port i Kale është një tjetër pikë kritike kufitare ku emigrantët përpiqen të kalojnë kufirin për të arritur në veri të Europës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here