Turizëm:Zgjerohet zona e plazhit në Vlorë (video)

0

Në plazhin e Vlorës ka nisur puna për sistemimin e rërës së hedhur, që do të shërbejë për zgjerimin dhe përmirësimin e plazhit, me një sipërfaqe prej 120 mijë metrash katrorë. Projekti parashikon zgjerimin edhe me 60 metra të zonës së plazhit.

“Deri tani është arritur që të depozitohet rreth 70% e gjithë sasisë së rërës, që do të përdoret për të mbushur plazhin e Vlorës. Sot ndodhemi këtu edhe për një arsye tjetër, sepse duke parë edhe kushtet atmosferike dhe duke marrë në konsideratë kohën e mirë që na pret përpara, është momenti që ne të fillojmë me një aktivitet shumë të rëndësishëm, që është avancimi përpara i rërës duke u hedhur në det për të krijuar plazhet e reja”, tha Erik Qirjaqi, njësia e projekteve të Infrastrukturës.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Vlorën dhe i pari i rëndësishëm në Shqipëri për mbushjen e plazheve. Këto janë punime që ndjekin edhe ecurinë e detit dhe dallgëve. Janë projekte shumë delikate. Tani jemi në fazën e projektit për të maganizuar sasinë e rërës dhe në ditët në vijim pranë periudhës së plazhit do të bëhet shtrimi përfundimtar”, tha  Alessandro Mancinelli, supervizor i punimeve.

Kohëzgjatja e projektit është 8 muaj, ndërkohë që paralel me shtrimin do të bëhet edhe hedhja e sasisë tjetër të rërës së nevojshme, e cila është testuar për të siguruar cilësinë e duhur të plazheve. / Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here