Turisti Italian Antonio Boretti ngatërrohet me Jezu Krishtin në Zambi

0

Antonio Boretti po ecte rrugëve me pluhur në qytetin Chipata në Zambia i rrethuar nga turma e njerëzve duke e ngatërruar atë me Jezu Krishtin. Turisti italian ishte hera e parë që po vizitonte Zambinë. Atë ditë krejt rastësisht i kishte lëshuar floket dhe nuk kishte hequr mjekrrën dhe ishte veshur krejt me të bardhë, me një shall të kuq, çka me të vërtetë ngjasonte shumë me Jezu Krishtin. Të gjithë kalimtarët e rastit që e shihnin teksa bënte gjiro në brendësi të qytetit e përcillnin edhe bisedonin njëri me tjerin, duke menduar se me të vërtetë erdhi Dita e gjykimit si e parasheh Bibla. Shumica e njerëzve filluan të falnin atë që kishin, dikush i jepte para e kishte qe i kërkonin falje edhe për mëkatet e bëra. Antonio Boretti i magjepsur nga mikëpritja që po i bënin njerëzit që nuk i kishte parë kurrë në jetën e tij zbuloj sekretin se e kanë ngatërruar me figurën fetare dhe të gjithë njerëzit e Chipata-s u ndjenë të tronditur. Lajmi është raportuar nga Malavi Voice dhe pasta u transmetua edhe në të gjitha kanalet afrikane ku incidentin e quajten shaka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here