Tsipras: Jam i interesuar për parandalimin e dështimit të Evropës së bashkuar

0

Gjatë fjalës së tij para Eurodeputetëve, Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë, fajsoi qeveritë e mëparshme greke se kanë rritur evazionin fiskal dhe nuk kane bërë asgjë për zgjidhjen e situatës në të cilën Greqia ishte përfshirë. Ai tha se mban përgjegjësi vetëm për periudhën kur ka qenë vetë në krye të shtetit grek dhe se është i gatshëm për të negociuar me BE-në për gjetjen e një zgjidhje për Greqinë.

Është një kohë kritike për gjithë Eurozonën. Në Greqi u zhvillua referendumi me të cilin i dhamë të drejtën popullit grek të jepte verdiktin. Kjo ishte një përpjekje për ti dhënë një zgjidhje popullit grek. Verdikti u dha në një moment mjaft të vështirë. Ne kemi dëshirën për të patur negociata shumë të vështira me Europën. Ky ishte një veprim demokratik dhe për të ecur përpara.
Duam që ti kthehemi negociatave. Ky është një mesazh mjaft i sinqertë dhe i qartë. BE- ja ose duhet të jetë demokratike ose duhet të përballet me sfida të mëdha. Në negociatat tona duhet të ekzistojë respekti i plotë për zgjidhjen demokratike që ka bërë populli grek.
Edhe para referendumit ne kemi pasur programin tonë. Por dua të përmend situatën që ka qenë para se unë të vija në pushtet për të cilën mbajnë përgjegjësi qeveritë e mëparëshme. Implementimi i atyre reformave nuk na ndihmoj për dalien nga situata. Ne do vijojmë me implementimin e reformave për të dalë nga kriza.
Dua të përmend edhe atë çfarë kanë bërë vendet e tjera të BE-së për të na ndihmuar ne. Edhe programet e vendosuar nga kreditorët e BE-së kanë qenë të ashpra dhe me një afat kohorë mjaft të gjatë. Në 5 vite Greqia ka bërë përpjekje maksimale për tju përgjigjur kreditorëve.
Marrëveshja midis BE dhe Greqisë është shumë e rëndësishme. Ne kemi ndërmarrë reforma dhe do të vazhdojmë zbatimin e tyre. Ne duhet të kemi një bazë se çfarë duhet të bëjmë në vijim për të dalë nga kriza si përsa i përket pagave dhe pensioneve. Reformat që ne kemi marrë nuk na kanë nxjerrë nga kriza. Ne na duhet një axhendë për të dalë nga kriza.
Një nga propozimet tona do të jetë që të kemi një dialog të vazhueshëm për gjetjen e një zgjidhje për të kaluar vështirësitë.  Do përpiqemi gjithashtu të përmbushim detyrimet tona ndaj BE-së si nga ana ekonomike dhe gjeopolitike.
Paratë që na janë dhënë janë për të ndihmuar sistemin bankar në Greqi .Debia që kishte Greqia nuk është shlyer sepse kishte tjetër qeveri në pushtet. Sepse kishte tjetër program. Kohët e fundit Greqia ka negociuar për një kohë të caktuar me një detyrim për të rimbursuar fonde të tjera për kreditorët ndërkombëtarë. Këto para janë derdhur në fakt. Pavarësisht se çfarë ju kam thënë deri në këto momente nuk jam nga ata që mendojnë se për vuajtjet e popullit tim janë fajtorë të huajt.
Qeveritë e mëparshme kanë zhvilluar një shtet ku kanë favorizuar korrupsionin dhe kanë lënë të rritet evazioni fiskal për të pasurit. Një pjesë e mirë e të pasurve kanë mbetur larg taksave që duhet të kenë të pasurit në Greqi. Kjo ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga reformat nuk ka arritur të bëjë një sistem efikas fiskal. Asnjë reformë nuk ka arritur të bëjë të mundur një bashkëpunim të mirë midis qeverive greke dhe bankave.
Këto propozime janë në qendër të gjithçkaje. Propozimet tona janë konkrete. Propozimet janë ato që qeveritë e kaluara nuk i kanë zhvilluar në Greqi. Kë të bëjnë me forcimin e mekanizmit , forcimin e evazionit fiskal. Jemi këtu me një madat të fortë të dhënë nga populli grek, jo të përballemi me Europën por të bashkëpunojmë me ju që Greqia të qëndrojë në BE.
Kriza greke nuk është gjë tjetër, por një dobësi në zonën Euro. Ky është një problem evropian dhe për një problem të tillë duhet një zgjidhje europiane. Është një histori me përplasje dhe jo ndarje të mëdha. Ndaj jemi të gatshëm të gjejmë një bashkëpunim dhe të eleminojmë dështimin e një Europe të bashkuar. Ne do të marim përgjegjësinë tonë politike
”, – tha Tsipras.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here