Trump:Ndoshta punëtorët e Agjencive të Inteligjencës duhet të kthehen sërish në shkolla

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka thënë se agjencitë amerikane të spiunazhit po bëjnë gabime dhe po tregohen naive lidhur me vlerësimin e kërcënimeve që vijnë nga Irani.

”Kujdes nga Irani. Ndoshta punëtorët e Agjencive të Inteligjencës duhet të kthehen sërish në shkolla”, është shprehur ai përmes twitter, njofton Klan Kosova.

Ky reagim i presidentit amerikan vjen pas raporteve të agjencive amerikane të inteligjencës, në të cilat thuhet se Irani nuk është duke zhvilluar armë bërthamore dhe se ka pak gjasa që Koreja Veriore të heqë dorë nga kapacitetet prodhuese të armëve.

Drejtori për Inteligjencë Kombëtare në SHBA, Dan Coats dhe udhëheqës tjerë të kësaj fushe prezantuan raportin për Vlerësimet për Kërcënimet Botërore në Senat gjatë ditës së martë.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja për armë nukleare me Iranin, e cila ishte arritur në vitin 2015, veprim ky i cili kishte nxitur kritika të shumta nga aleatët e Ëashingtonit.

Në anën tjetër, presidenti amerikan e ka nisur një fushatë përpjekjesh për përmirësim të marrëdhënieve me Korenë Veriore.

Siç shkruan BBC, Donald Trump e takoi udhëheqësin e Koresë Veriore në qershor të vitit të kaluar, me ç’rast kishte deklaruar se e ka shmangur rrezikun që vjen nga armët bërthamore, njofton Klan Kosova

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here