Tropojë:gjenden 900 rrënjë bimë narkotike te kryeplaku i fshatiti Kërrnajë

0

Kryeplaku i fshatit Kërrnajë në Tropojë do të procedohet penalisht, pas gjetjes së dy parcelave me 900 rrënjë bimë narkotike.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në vijim të operacionit “Kërrnaja 3” janë gjetur parcelat e mbjella në vendin e quajtur “Mali Bogush”.

Kryeplaku i fshatit, M.K. do të hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa disa prej tyre u morën nga policia në cilësinë e provës materiale./tch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here