Tronditet Maqedonia, gjysma e nxënësve të fillores janë shqiptarë

0

Maqedonia tronditet. Gjysma e nxënësve të shkollave fillore në këtë shtet të ish Jugosllavisë janë shqiptar. Pesëdhjetë përqind e filloristëve në Maqedoni janë deklaruar se janë shqiptar dhe mësojnë në gjuhën shqipe.

Të dhënat zyrtare ditë më parë janë publikuar nga Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni, bënë të ditur Agjencia e Lajmeve ZHURNAL.

Në vendin tonë ka gjithësej 122. 929 nxënës fillorist maqedonas, ndërsa shqiptarët kanë arritur rekordin me 61.298 nxënës filloristë. Këta të dhëna janë siguruara në fund të vitit shkollor 2013/2014.
Shifrat zyrtare flasin se maqedonasit artificialisht i mbajnë shkollat fillore me mësim në gjuhën maqedonase.
Të dhënat dëshmojn se 147 shkolla në Maqedoni, maqedonasit i mbajn në mënyr artificiale, edhe pse këta shkolla janë para mbylljes përfundimtare me dry.
Në bazë të gjuhës që mbahet mësimi,maqedonasit kanë 438 shkolla fillore më shumë sesa nxënësit shqiptar që janë gjysma e tyre në Maqedoni.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ky Enti shtetëror për Statitsika gjatë vitit shkollor 2013/2014 me mësim në gjuhën maqedonase ka pasur gjithësej 729 shkolla fillore, ndërsa me mësim në gjuhën shqipe gjithësej 291 shkolla fillore. Këtë diskriminim ZHURNAL e ka analizuar në këtë formë.

Kur 50 përqind e nxënësve filloristë janë shqiptar, atëher po të bëhet një kalkulim i saktë, maqedonasit duhet të kenë vetëm edhe një herë më shumë shkolla fillore. Me këtë numri i shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe prej 291 po të shumëzohet me 2 del rezultati prej 582. Me këtë maqedonasit duhet të kenë maksimum 582 shkolla fillore e jo 729.

Dallimi mes numrit 729 dhe 582 del se 147 shkolla me mësim në gjuhën maqedonase mbahen artifialisht edhe pse nuk kanë nxënës.

Statistika e fundit flet se në shkollat fillore të Maqedonisë me mësim në gjuhën maqedonase ka pasur gjithësej 6853 klasa, ndërsa me mësim në gjuhën shqipe 3394 klasa.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here