Trimit të Vetëvendosjes i shtohen edhe 2 muaj paraburgim

0

Aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Trim Gashit, pasi është mbajtur në paraburgim për tre muajt e shkuar, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muajt e ardhshëm.

“Pushteti, duke liruar prej arrestit të shtëpisë disa aktivistë e duke dërguar prej paraburgimit në arrest shtëpie disa aktivistë të tjerë, po përpiqet të përmirësojë imazhin e çizmes së diktaturës policore.”, është shprehur Vetëvendosje përmes një Komunikate.

“Por ky pushtet mbetet i dhunshëm, dhe nuk ka strategji marketingu që mund ta mbulojë këtë”, ka spikatur LVV duke thirrur që ta lirojnë aktivistin Trim Gashi dhe aktivistët e tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here