Tri shqiptare në mesin e 100 femrave më të bukura të Zvicrës

0

Revista me famë ndërkombëtare “Maxim” e ka shpallur listën përfundimtare të 100 femrave më “hot” në Zvicër.

Përveç Heidi Lushtakut, për të dytin vit radhazi zgjidhet edhe modelja tjetër shqiptare e njohur në Zvicër, Dorina Podrimja. “Jam shumë e gëzuar kur shoh fotografinë time në Maxim Magazinë 2015”, ka shkruar Dorina në “Facebook”, ndërsa fotografinë e saj për këtë revistë e ka realizuar fotografi shqiptar në Zvicër, Admir Saiti.

Pjesë e kësaj liste është edhe ish “Miss Universe Kosova” dhe kandidatja për Parlamentin Zviceran, Kështjella Pepshi. “Është një kënaqësi e imja, që të renditem nga revista më prestigjioze, “Maxim”, një ndër femrat më të bukura dhe të suksesshme në Zvicër”, shprehet Kështjella.

Revista e cila është dedikim për meshkuj dhe ka shtrirje në Gjermani, Zvicër dhe Austri, edhe vitin e kaluar në mesin e 100 vajzave më të bukura kishte futur shqiptaret Dorina Podrimja dhe Luanda Krasniqi./albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here