Tri motra e qojnë në burg pas 20 vjetësh njerkun e tyre që i kishte abuzuar seksualisht

0

motrat e vogela

Tri motra britanike,(në fotot lartë) të abuzuara seksualisht në fëmijëri nga njerku, janë bërë bashkë për t’u hakmarrë. Vajzat e kanë gjetur 44-vjeçarin James Lawton(në foton poshtë)nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe e kanë çuar para drejtësisë.

Për 10 vite me radhë, ato ia kanë mbajtur sekret njëra-tjetrës atë çfarë u kishte ndodhur brenda mureve të shtëpisë, por kur gjithçka është zbuluar, vajzat janë bërë bashkë për t’u hakmarrë.

Nëpërmjet “Facebook”-ut, ato kanë gjetur se burri jetonte në Botswana (Afrikë), ku kishte krijuar një jetë të re.

“Me ziente gjaku kur e gjeta. Nuk e dija nëse kishte fëmijë të tjerë dhe me çmendte ideja se ai mund të bënte me ta të njëjtat gjëra që na bëri ne. Ai na shkatërroi jetën, na hoqi fëmijërinë.

Përdora një emër fals dhe arrita të hyja në bisedë me të, por mesa duket e kuptoi se kush isha, sepse pak kohë më vonë mora një mesazh nga një person që thoshte se ishte doktori i tij dhe donte të më vinte në dijeni se James kishte vdekur”, thotë vajza më e vogël, e cila tashmë është 24-vjeçare.

Në këtë moment, vajzat iu drejtuan policisë, ku dhanë informacionin për vendndodhjen e pedofilit.

Policia i mbajti nën mbikëqyrje lëvizjet e tij dhe organizoi një aksion kur ai aplikoi për pasaportë dhe bleu një biletë për në Britaninë e Madhe. në mars të këtij viti, Lawton u arrestua sapo zbriti në aeroportin e Heathrow-t. Pak ditë më parë, ai është dënuar nga gjykata me 12 vjet burg për abuzimet ndaj tri motrave nga viti 1993 deri në vitin 1999. Abuzimet kanë filluar pasi nëna e vajzave kishte nisur një marrëdhënie me James, të cilin e njohu në pabin ku punonte.

James-Lawton

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here