Tri gra e rrëmbejnë një burr, e dhunojnë dhe e vjedhin spermën e tij

0

Policia e Afrikës së Jugut ka hapur një hetim pasi një burr ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga tri gra të cilat e kishin mbledhur spermën e tij para se ta hedhnin viktimën e tyre.

Burri 33-vjeçar i paidentifikuar thuhet se u lidhë në pjesën e prapme të një vetyre BMW të zezë e cila mbahej në shënjestër nga arma dhe e kanë dërguar në Kwazakhele Township, në Portin Elizabeth.

Gratë e kanë detyruar burrin për të pirë një “substancë të panjohur” para se në mënyrë individuale ta dhunonin dhe të vendosnin spermën e tij në qese plastike, të cilën e kanë ruajtur në një kuti frigorifer.
Më pas ato e kanë nxjerrë burrin nga makina, rreth 500 km nga ku ai u kap fillimisht, raporton Mail Online.

Polici Mncedi Mbombo ka thënë se viktima ishte “i frikësuar ende” dhe ka shtuar: “Kjo është me të vërtetë konfuze për ne, sepse ne kurrë nuk kemi dëgjuar për një gjë të tillë më parë. Njeriu ishte plotësisht i vetdijshëm gjatë gjithë përvojës së tij të hidhur dhe ai është ende i traumatizuar,” i ka thënë ai Mail Online.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here