Trevjeçare në klasë të parë, 16 vjeçare studente

0

Para 15 vjetësh Shqipdona Hajdaraj u bë një rast i pazakontë në fshatin Klladernicë të komunës së Skenderajt. Ende pa i mbushur katër vjet ajo filloi klasën e parë, ndërsa si 16-vjeçare Shqipdona ka filluar studimet në universitet.

Shqipdona Hajdaraj ishte vetëm trevjeçare kur ka filluar klasën e parë në shkollën “Migjeni”, në fshatin Klladernicë të komunës së Skenderajt. Edhe pse shumë e vogël ajo i kishte lënë lodrat e saj në shtëpi për të filluar një rrugëtim të ri.

Shkas për këtë rast u bë motra e Shqipdonës, e cila ishte dy vjet më e madhe e nga e cila nuk pranonte të ndahej. Prindërit e saj u detyruan që t’i dërgojnë dy vajzat bashkë në shkollë, fillimisht në ciklin parashkollor e më pas edhe në klasën e parë.

Shqipdona thotë se fillimi i shkollimit në moshë kaq të re ka qenë i vështirë, pasi ajo kishte probleme me gjumin dhe me ecjen. Probleme ajo kishte edhe gjatë lojërave me fëmijët e tjerë, për shkak se fizikisht ishte e pafuqishme kundrejt atyre që ishin dy vjet më të mëdhenj se ajo. Por vështirësitë nuk e kanë ndaluar atë që të vazhdojë shkollimin për vitet në vijim.

Ajo për “Zërin” ka rrëfyer rreth sfidave me të cilat ishte ballafaquar gjatë shkollimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here