Treni pa stacion

0

Dhjetëra pasagjerë presin prapa lokaleve rreth stacionit të trenit në Drenas. Askush nuk ulet në stolat e vendosur pranë binarëve. Stolat nuk janë të mbuluar. Shiu nuk ndalet.

Vetëm një burrë me kapelë dhe një grua me shami të bardhë presin ulur në kontejnerin e bardhë. Ambienti është i ftohtë. Dera rri hapur. Brenda nuk ka dritë. Burri dhe gruaja nuk janë të afërt. Mbledhur rrinë në dy stolat në kontejnerin me rreth dhjetë metra katrorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“U mërdhimë vallah. Jashtë ftohtë, s’ki ku rrin”, thekson plaka.

Një profesor që udhëton përditë nga Fushë-Kosova drejt Drenasit dhe anasjelltas ankohet për kushtet e këqija në stacion.

“Nuk flas në rrugë për këto punë”, thotë burri me kapelë, anash së cilës i kanë dalë dredhat, kur i kërkohet të tregojë identitetin për gazetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here