Tre të vdekur, në dy aksidente trafiku në orët e mbrëmjes në Shqipëri

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë.

Një automjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Varibob dhe në vendngjarje ka 2 të vdekur. Viktimat e aksidentit janë Durim Lamaj, 50 vjeç dhe Fetah Shahaj, 64 vjeç.

“Në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor. Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim”, sqaron policia.

Ndërkohë të plagosurit janë identifikuar si Haxhi Lamaj, Menyre Lamaj, Agron Cocalli, Jorgo Meraj dhe Sokol Dhima.

Autobusi që kishte ndaluar ishte i linjës Gjirokastër-Tiranë. Trupat e viktimave dhe të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Fierit, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Në ndërkohë ka patur një tjetër përplasje automjetesh në aksin Poshnje-Urë Vajgurore, ku ka mbetur i vdekur një person.

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi i Çifliku’’, shtetasi Jetmir Caushi, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjet karotrec ka aksidentuar shtetasin Dritan Mici, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here