Tre të rinjë shqiptarë dënohen me nga 55 ditë burg për shkak se shkruajtën simbolin e UÇK-së në Beograd

0

Duket se në Beograd është kthyer neni që sanksiononte “propagandën armiqësore” që i dënonte shqiptarët për shkrimin e një simboli apo parolle.

Gjykata për Kundërvajtje në Beograd i ka dënuar 3 të rinjë shqiptarë me nga 55 ditë burg , ka njoftuar sot për agjensinë Tanjug kjo Gjykatë.

Të rinjtë janë dënuar për shkak se në natën mes 6 dhe 7 janarit në Beograd në lagjen “Mirijevo” kanë shkruar simbolin UÇK në borën e cila ishte mbi automjete.

Të dënuarit janë Shpreson Bajrami, 22 vjeçar, Iba Bajrami, 20 vjeçar, të dy me vendbanim në Beograd dhe Daniel Kryezu, 25 vjeç nga Prizreni.







PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here