Tre serbë nga Zemuni sulmojnë një polic të Kosovës në Zveçan

0

Tre persona, njëri nga ta femër nga qyteti i Zemunit të Serbisë, kanë sulmuar një polic të Kosovës të martën pasdite në Zveçan, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime dhe polici ndodhet në spitalin e veriut të Mitrovicës për trajtim.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, të cilët po ashtu thonë se i lënduari është polici me emrin Rade dhe i cili në kohën e sulmit ka qenë jashtë detyrës zyrtare ndërsa sulmuesit gjatë sulmit kanë përdorur një armë të ftohtë që dyshohet të jetë thikë.

Lajmin e ka konfirmuar për KP edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia ka arrestuar dy persona ndërsa i treti është në kërkim.

Ai shtoi se motivet deri më tani janë të panjohura dhe policia po punon intensivisht për zbardhjen e këtij incidenti./KOHA.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here