Tre ortekë bllokojnë rrugën në Dardhë të Korçës

0

Reshjet e dëborës në fshatin Dardhë të Korçës janë bërë të rrezikshme. Pasditen e sotme kanë  rënë tre ortekë dëbore duke shkaktuar bllokimin e rrugës. Fatmirësisht në vendin ku kanë rënë ortekët nuk ka pasur njerëz, pasi në të kundërt jeta e tyre mund të ishte në rrezuk. Ndërkohë në aksin Maliq-Kapshticë dhe Tepelenë-Kakavijë qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve dhe firmave konkraktore ndodhen në terren për të hapur aksin rrugor, pavarësisht se hapja e tij është e vështirë për shkak të sasisë së madhe të dëborës të rënë në rrugë. Aksi Korçë-Ersekë dhe Ersekë-Leskovik, qarkullimi është i vështirë për shkak të pranisë së madhe të dëborës.

Të gjitha akset nacionale në qarkun e Korçës kalohet vetëm me zinxhirë. Patrullat e policisë rrugore janë vendosur në akset kryesore, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve pa zinxhirë. Në qytetin e Korçës, trashësia e dëborës është mbi 10 cm ndërsa në fshatrat e thellë të Pogradecit, trashësia e dëborës i ka kaluar të 70 cm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here