Tre muaj punojnë në Qeveri të Kosovës nuk kanë marrë ende paga

0

Anëtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, tash e sa muaj nuk janë paguar për punën që e bëjnë, pasi Qeveria nuk po ua ndan mjetet pavarësisht kërkesave të bëra nga Komisioni.

Derisa anëtarët e Komisionit nuk kanë marrë paga që nga muaji maj i vitit 2014, punëtorët e sekretarisë së këtij Komisioni, nuk janë paguar për tre muajt e parë të këtij viti, edhe pse ata nuk kanë burim tjetër të ardhurave.

KosovaPress, posedon edhe kërkesat që Komisioni ka bërë në adresë të Qeverisë ku kërkojnë që të ndahen mjetet për vitin 2015 për të paguar pesë punëtorët e sekretarisë së Komisionit, por ende nuk kanë marr asnjë përgjigje.

Kërkesa e parë është bërë me 6 janar, ndërsa kërkesa është përsëritur me 10 mars, por Qeveria ende nuk ka marrë vendim për ndarjen e 49 mijë eurove për vitin 2015, sa edhe ka kërkuar komisioni.

Këtë e konfirmon edhe sekretari i Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik, Shefik Sadiku.

“Vitin e kaluar paksa me vonesë është bërë një kompensim i sekretarisë, por megjithatë ka pasur një mirëkuptim. Për 8 muajt e parë me vonesë në mënyrë retroaktive janë ndarë mjetet dhe është bërë pagesa, ndërkaq për sekretarinë për vitin e shkuar është kryer obligimi nga ana e Qeverisë me mjetet që janë ndarë për Komisionin. Ndërsa për anëtarët e Komisionit që parashihet edhe ata të kompensohen, kompensimi i tyre është bërë deri në muajin maj. Maj e këndej nuk ka pas mjete në fond të sekretarisë për t’iu ndarë anëtarëve të Komisionit. Për këtë vit presim. Kërkesën e kemi bërë në Qeveri me shkrim siç parashihet dhe presim që Qeveria do ta mbështesë edhe sekretarinë për të funksionuar. Deri tash nuk kemi marr paga për këta 2 muajt që kanë shkuar, kemi marrë vetëm vitin e kaluar”, tha Sadiku.

Mirëpo, në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka marr përgjegjësinë për përllogaritjen dhe mbështetjen e këtij Komisioni, thonë se pa marr ë vendim të veçantë Qeveria e Kosovës për ndarjen e mjeteve të kërkuara, ata nuk mund t’ua ndajnë paratë Komisionit.

Në një përgjigje elektronike të zyrës për informim të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se edhe ata ia kanë përcjell kërkesën zyrës së Kryeministrit, por që ende nuk ka vendim për këtë.

Sipas tyre, Kompensimi për shërbimet e ofruara të sekretariatit dhe komisionit, nga fillimi është bërë me ndarje të veçanta buxhetore nga Qeveria, nga kategoria ekonomike 13, mallra dhe shërbime, e jo nga kategoria e pagave.

Megjithatë, pavarësisht se nuk kanë marr paga këtë vit ende, sekretari i Komisionit Shefik Sadiku thotë se nuk do ta ndërpresin punën për kompensimin e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, ndonëse besojnë që Qeveria do t’i ndajë mjetet për pagat e tyre.

Komisioni Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik , deri me tani ka kompensuar 354 ish të burgosur politikë. Ndërsa, Qeveria për këtë vit ka ndarë 10 milionë e 500 mijë euro për kompensimin e ish të dënuarve politikë. /KP/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here