Tre huliganë e plagosin rëndë një nxënës, i rrahin disa të tjerë, policia i arreston, 2 prej tyre prokurori i liron

0

Në Prizren, dje Policia e Kosovës i ka arrestuar 3 huliganë pasi që ata në bashkëveprim, pas një fjalosjeje e kanë sulmuar fizikisht me thikë një person të moshës së mitur duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Prishtina ka njoftuar sot se viktima është dërguar për tretmanë mjekësor në spitalin e Prizrenit. Sulmuesit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në burg, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Burime informimi nga Prizreni kanë njoftuar për Portalin Online se viktima e këtij sulmi huliganesk ka qenë një nxënës i klasës së nëntë të një shkolle nga Komuna e Malishevës i cili bashkë me nxënës të tjerë të shkollës së tij ishte në ekskursion në Prizren, ku në momentin e incidentit po ngjiteshin të vizitonin Kalanë e Prizrenit. Siq merret vesh nxënësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe mezi ka mbijetuar, gjë që e bënë të habtishëm vendimin e prokurorit për lirimin e dy prtej huliganëve që kanë marrë pjesë në sulm mbi nxënësit. Veq të plagosurit me thikë këta huliganë i kanë rrahur edhe disa nxënës të tjerë. Ka qenë gjindshmëria e një nxënëseje ajo që i ka zbuluar sulmuesit pasi ajo tinëz i ka fotografuar dhe ua ka dhuruar policisë fotografitë. Burimet kanë thënë se Policia e Kosovës është treguar shumë efikase pasi brenda një kohe të shkurtër i ka zënë dhe arrestuar të 3 sulmuesit, ndërkohë që 2 prej tyre prokurori sipas njoftimeve tashmë i ka liruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here