Travis Barker, i dashuri i ri i Rita Orës

0

Shtypi botëror është mbushur me lajme për lidhjen e re të Rita Orës. Siç shkruajnë ato, këngëtarja prishtinase është në lidhje me ish bateristin e grupit “Blink 182”, Travis Barker.

Krijuesja e hiteve të shumta botërore bashkë me  rokerin Barker janë parë së fundmi më 20 shtator në një ndeshje basketbolli në Los Angeles. Vetëm një ditë më vonë, rokeri 39 vjeçar e poston një fotografi  në rrjetet e tij sociale, ku shkruan. “Unë dhe  bukuroshja Rita Ora”.

Ndërkohë një burim i afërt me çiftin ka thënë: “Ata janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin dhe po kalojnë kohë të gjatë së bashku”, transmeton “albinfo.ch”.

Bukuroshja bionde, edhe pse zyrtarisht nuk e ka pranuar këtë lajm, ditë më parë ka thënë se ka takuar një njeri të mirë në jetën e saj duke mos dhënë shumë detaje rreth kësaj.

Travis ishte i martuar nga viti 2001-2002 me ish gruan eparë Melissa Kennedy dhe nga viti 2004-2009 me Shanna Moakler, me të cilën ai ka edhe dy fëmijë: Landon dhe Alabama.
Në anën tjetër, kjo lidhje për Ritën vjen pas ndarjes me dj. e njohur Calvin Harris si dhe reperin Ricky Hilfiger, djalin e krijuesit të modës, Tommy Hilfiger.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here