Trajneri i Milanit Sinisha Mihajlloviç “miku i Arkanit” e quan Kosovën Serbi

0

Sinisa Mihajlovic, njihet si një trajner i cili preferon të fusë “hundët” edhe në politikë.

Trajneri i ri i Milan-it, Sinisa Mihajlovic në një intervistë të tij për mediat italiane, drejtuesi më i ri i kuqezinjve ka rrëfyer të gjitha momentet e së shkuarës së “zezë” të tij në periudhën e luftës, shkruan Asport.

Bombardimet – I pyetur nga gazetarët se ku gjendej në momentin e bombardimeve, Mihajlovic rrëfen: “Isha i grumbulluar me kombëtaren sllave. Në momentin kur gjendja është rënduar, jemi transferuar në Hungari”.

Milosevic – Mihajlovic preferon të flasë edhe për raportet e tij me “mostrën” serbe, Milosevic. “Kam folur disa herë me Milosevic-in dhe jam takuar me të në zyrën e qeverisë. Në mur mbante të varur fanellën time të Crvena Zvezda-s. Gjithnjë më tregonte se ai dhe e gjithë Serbia, ndiheshin krenar me mua”.

Arkani – “Arkan-in e kam pasur mik. Nuk mund të flas keq për të pasi për mua dhe popullin tim ka qenë një hero. Në jetë kam edhe miq mafiozë, por nuk mund të më etiketoni si të tillë, pasi gjithkush ka personalitetin e tij”.

Kosova – I pyetur nga gazetarët për pavarësinë e Kosovës, Sinisa vijon: “Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre”.

Mihajlovic njihet dhe për problemet e shumta me drejtuesin sportiv të Lazio-s, Igli Tare-n. Në periudhën e luftës kur aktivizohej me Lazio-n, Mihajlovic ka pasur dhe një përplasje fizike me Tare-n rreth çështjes së luftës dhe pavarësisë së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here