Trajneri i Danimarkës: “Nuk po kuptoj, diçka po zihet”

0
Morten Olsen annoncerer onsdag den 22. februar truppen til venskabskampen mod Rusland en 29. februar. (Foto: Jens Nørgaard Larsen/Scanpix 2012)

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, që e ka quajtur të çuditshëm vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Sipas asaj që shpreh tekniku i danezëve duket se ky vendim nuk i pëlqen aspak.

“Unë totalisht nuk po kuptoj asgjë nga ky vendim. Jam i habitur. Po ndodh njësoj si në 2007-ën, kur humbëm ndeshjen me Suedinë. Mendoj se diçka është duke ndodhur kundër nesh gjithë kohën, dhe kjo po bëhet sepse këtu ka politikë dhe lobim. Vendimi është dashur të jepet para se ne të luanim me Serbinë por nuk ndodhi”, deklaroi Olsen, transmeton Gazeta Olle.

Danimarka ka 10 pikë, po aq sa Shqipëria dhe aktualsiht danezët e shohin veten poshtë Shqipërisë në klasifikim “Ne ende mund të vendosim për fatin tonë, por definitivisht gjërat na janë vështirësuar. Natyrisht, ne duhet ta mposhtim Shqipërinë dhe më pas duhet të fitojmë me Armeninsë dhe të marrim pikë ndaj Portugalisë”, theksoi Olsen.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here