Trajneri i Danamarkës për KAS: Vendim enigmatik, i padrejtë e jokorrekt

0

“Është një rast i komplikuar, por për mua vendimi është enigmatik, i padrejtë dhe sportivisht jokorrekt. Por, çdo ekip duhet të bëjë punën e vet. Danimarka ende mund të vendosë për fatin e vet, por në mënyrë të artë rruga për në Francë është bërë më e vështirë.

Ne duhet të supozojmë se i fitojmë të tria ndeshjet e mbetura. Gjërat mund të ndryshojnë, por kjo është perspektiva e saktë që duhet të shikojmë tani për tani”, ka thënë trajneri i Danimarkës, Morten Olsen.

Danimarka është vënë nën presion pas vendimit të KAS-it, që shfuqizoi vendimin e UEFA-s për dronin e telekomanduar, i cili shkaktoi polemika dhe ndërprerje të ndeshjes kualifikuese Serbi-Shqipëri, 14 tetorin e vitit të kaluar.

Kjo ka ndryshuar edhe renditjen në grupin tonë kualifikues, teksa Shqipëria është barazuar në pikë me Danimarkën dhe, kësisoji, do të kenë “start” të njëjtë në përplasjen direkte në Kopenhagë, më 4 shtator të këtijviti.

“Online Post”, media daneze, shkruan sot mbi këtë situatë të krijuar për kombëtaren e tyre. Sipas saj, në ndeshjen kundër Shqipërisë, në shtator të këtijviti, situata bëhet edhe më kritike se deri më tani.

/Albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here