Trajneri i Armenisë, Hovsepian: Humbja ndaj Shqipërisë nuk është fundi i botës

0

Edhe pse dëshira e serbëve dhe e danezëve është që kombëtarja shqiptare të humbë në Armeni, në mënyrë që të mos ketë asnjë mundësi për kualifikim direkt në kampionatin Evropian “Francë 2016”, nuk është i këtij mendimi trajneri armen, Sargis Hovsepian.

Gjatë konferencës për shtyp për mediat vendase ai është shprehur se edhe po humbën kundër shqipërisë nuk është fundi I botës, pasi Armenët nuk pretendojnë asgjë në këtë sfidë.

Sipas tij për Shqipërinë kjo është ndeshja e jetës, por Armenët do të japing gjithçka në fushë në mënyrë që të fitojnë sfidën.

“Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Por ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tonë”, tha trajneri i Armenisë, Hovsepian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here